Chelsea apo Leicester, beteja për një vend në Ligën e Kampionëve

Chelsea do të përpiqet që t’i revanashohet sonte Leicesterit pasi që e kjo skuadër fitoi FA Cup në vikendin që lamë pas

Në Stamford Bridge sonte do të jetë ndeshja kruciale për skuadrën që do të shkojë në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm nga Premier Liga.

Chelsea pret në shtëpi skuadrën e Brandan Rodgers, Leicester City dhe në rast të fitores do të kishte 67 pikë, duke kaluar në vendin e tretë dhe do të kishte 5 pikë më shumë se skuadra e Liverpool që ka edhe dy ndeshje për të zhvilluar.

Në anën tjetër, Leicester për momentin ka 66 pikë dhe nëse fiton do të kishte 69 pikë.

Barazimi nuk do ti konvenonte asnjërës palë, pasi që në rast të fitores se Liverpool nesër kundër Burnley, Reds do të ngriteshin në vendin e katër.

Për këtë, sonte për Chelsean nga minuta e parë ka startuar në sulm Mount, Werner dhe Pulisic.

Në anën tjetër sulmit të Leicester i prinë Vardy, Perez dhe Maddison.

Formacionet zyrtare:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *