Kampionati anglez vjen sot me disa ndeshje të xhiros së 37-të.
Takimi më joshës padyshim është ai ndërmjet Chelseat dhe Leicester Cityt, që zhvillohet në ‘Stamford Bridge’ nga ora 21:15 dhe mund të vendos emrin e skuadrës që do të marrë pjesë në Champions League edicionin e ardhshëm.
Ky takim pritet të jetë interesant, pasi përcakton luftën për top-4, me Blutë e Londrës që kanë 64 pikë, kurse Leicester 66 pikë.
Tri ndeshjet tjera janë: Manchester United- Fulham, Southampton – Leeds dhe Brighton – Manchester City.
Orari i plotë i ndeshjeve të sotme: