Një rast tejet interesant dhe i rrallë ka ndodhur në futboll, saktësisht në kategorinë e dytë të futbollit kinez.
Një biznesmen kinez i cili ka blerë klubin e Zibo Cuju që bën gara në Ligën e Dytë kineze i ka kërkuar një gjë të çuditshme trajnerit të skuadrës, shkruan Demokracia.com.
Ai ka urdhëruar që tekniku ta fusë në çdo ndeshje si titular, pa e zëvendësuar në asnjë moment të 90 minutave djalin e tij që peshon 126 kilogramë.
Peshë kjo aspak e përshtatshme në futboll, sidoqoftë kjo ishte kërkesa e tij.
Presidenti ka marrë përsipër të gjitha gjobat në lidhje me vonesa të lojës. Ky vendim i tij sigurisht ka ndikuar në paraqitjet e skuadrës.