Ter Stegen tërhiqet nga Kampionati Evropian “Euro 2020”

Portieri i Barcelonës, Ter Stegen ka konfirmuar se nuk do të jetë pjesë e kombëtares gjermane për Kampionatin Evropian “Euro 2020”.

Gjermani pasi u konsultua me stafin mjekësor, ka vendosur që të tërhiqet nga “Euro 2020”.

Ai e konfirmoi këtë gjë përmes rrjetit të tij social, Instagram.

“Unë kam vendosur së bashku me ekipin mjekësor të klubit që do të bëj një ndërhyrje në gju. Jam i mërzitur që do të humbas “Euro 2020″ këtë verë me Kombëtaren e Gjermanisë”.

“Për herë të parë pas shumë vitesh do të jem tifoz në shtëpi duke mbështetur vendin tim, shpresoj ta fitojmë kampionatin! Pas pushimit të verës, kur të kthehemi në fushë shpresoj të jem në gjendje të luaj edhe një herë me tifozët, më ka marrë malli”, tha Ter Stegen.

“Faleminderit për mbështetjen tuaj gjatë një sezoni të vështirë dheju dëshiroj shëndet!”, ka shkruar portieri gjerman.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *