Prishtina nesër do të merr një rrugë të gjatë por më me entuziazmuar se kurrë. Bardhekaltrit udhëtojnë drejt Gjilanit aty ku po shpresojnë ta sigurojnë titullin e kampionit i cili po mu mungon gjatë.
Vetëm, një pikë i duhet trajnerit Zekirija Ramadani për t’u stolisur me titullin e tretë të kampionit në Kosovë. Të parin e fitoi me Trepçën’89 të dytin me Feronikelin dhe tash ka rast të artë për ta marrë edhe të tretin.
Gjithsesi, Prishtina edhe nëse nuk fiton nesër por edhe Drita nuk fiton ndaj Drenicës prapë shpallët kampion, por edhe nëse nuk ndodh kjo, ka një tjetër mundësi, atë të javës së fundit ku ndeshet me Ballkanin.
Gjithsesi, bardhekaltrit nuk duan t’i lënë rastit asgjë dhe ata janë mobilizuar maksimalisht që nesër të marrin pikën e artë, të cilën po e presin tash e tetë vjet dhe në kryeqytet të kthehen me titullin e kampionit.
Prishtina i prinë renditjes me 75 pikë, pesë më shumë sesa Drita që është e dyta, kur kanë mbetur vetëm edhe dy ndeshje për t’u luajtur, dhe vetëm ndonjë mrekulli do të bënte që Prishtina ta lëshojë titullin nga duart.
Ndeshja Gjilani – Prishtina luhet të dielën nga ora 15:00.