Ferizaj ka arritur një fitore shumë të rëndësishme kundër Trepçës ’89, në kuadër të IPKO Superligës së Kosovës, shkruan Insporti.com.
Kjo është një fitore shumë e madhe në garën për mbijetesë për Ferizaj, pasi e mposhti rivalin direkt për mbijetesë.
Ferizaj fitoi me rezultat 4:0, një paraqitje shumë e mirë. Golat e fitores i shënuan Taulant Dajaku (2x), Edon Sadriu dhe Nermin Hajdarevic.
Pas ndeshjes ka folur trajneri i Ferizajt, Burim Çerkini, i cili ka thënë se skuadrës së tij i duhet edhe shumë punë për ta arritur objektivin.
“Duke e ditë rëndësinë e kësaj ndeshjeje ju kemi qasur shumë seriozisht lojës dhe arritëm fitore me meritë. Trepçës’89 i urojë sukses, ndërsa neve na mbetet të mendojmë për ndeshjet e ardhës për suksese të reja. Kemi ende shumë punë për t’i arritur synimet që kemi”, ka thënë Burim Çerkini për SSK.