Tifozët e klubit të madh turk, Fenerbahces duket se nuk u ka mbetur hatri për largimin e Vedat Muriqit te Lazio verën e vitit të kaluar.
Faqja e njohur “Fener Ajans” ka pyetur tifozët për sulmuesin e tyre që e dëshirojnë në skuadrën e tyre të zemrës.
Në listën e publikuar nga kjo faqe ishin katër sulmues të njohur, përfshirë edhe Vedat Muriqin.
Edin Dzeko, Burak Yilmaz, Olivier Giroud dhe Vedat Muriqi ishin pjesë e listës.
37.9 për qind e votuesve nga 80 mijë tifozë sa votuan kishin zgjedhur sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqin për ta transferuar klubi nga Stambolli.
28.3 për qind e tyre ishin të mendimit që Olivier Giroud, aktualisht lojtar i Chelseas ta veshë fanellën e Fenerbahces.
Ndërkohë për sulmuesin boshnjak, Edin Dzekon votuan 24.2 për qind e tyre, teksa vetëm 10 për qind e dëshironin Yilmazin.
Kujtojmë se së fundmi ka pasur zëra për një rikthim të mundshmë të Vedat Muriqit në Stamboll te Feneri, megjithatë ende nuk ka pasur diçka konkrete.