FIFA ka ndryshuar rregullat sa i përket përfaqësimit të lojtarëve të ri në kombëtare dhe duket se nga ky rregull më së shumti do të pëson Kosova.
Gjithçka ka zbuluar Gjermania kur u njoftua nga FIFA se futbollisti i ri Borna Sosa nuk do të mund ta përfaqësojë Gjermaninë në të ardhmen.
Kjo krejt për shkak se ai në moshën 21-vjeçare është aktivizuar me Kroacinë U21.
Gjermania i kishte bërë shtetësinë Borna Sosas dhe ishte gati ta ftonte në mars, por ky refuzim i FIFA-së e ka bërë të pamundur. Drejtori i Kombëtares së Gjermanisë, Olivier Bierhoff deklaroi se FIFA i ka lajmëruar që rregullat kanë ndryshuar këtë vit dhe se kjo lëvizje është e pamundur dhe që do të heqin dorë.
Padyshim, se nga ky vendim i FIFA-së do të dëmtohet rëndë edhe Kosovën. “Dardanët” janë duke pritur disa futbollistë që deri më tani janë inkuadruar me grupmoshat U21 të Zvicrës dhe Gjermanisë siç janë Andi Zeqiri, Toni Domgjoni, Bastien Toma dhe Mërgim Berisha, por duket se me rregullat e reja të FIFA-së, këto lëvizje nuk do të bëhen realitet.