Mbappe refuzon rinovimin me PSG-n, Real Madridi dhe Liverpooli “fërkojnë” duart

Sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe raportohet se nuk ka pranuar të nënshkruajë kontratë të re me klubin francez.

Kampionët në fuqi të Francës nënshkruan para pak ditësh me yllin brazilian Neymar deri në vitin 2025.

Duket se nënshkrimi i Mbappes duhet kohë pasi ai nuk bindet me kushtet e reja të kontratës.

Sipas raportimeve të “Telefoot”, rinovimi i kontratës me talentin francez është e vështirë pasi ai është ende i pavendosur.

Mbappe mendohet se është në radarin e Real Madridit dhe Liverpoolit, teksa zërat në kryeqytetin francez kanë filluar të spekulojnë se Salah mund të jetë zëvendësues i tij nëse nuk arrihet marrëveshja.

Kontrata e 22 vjeçarit me PSG-n skadon më 30 qershor të vitit 2022 dhe vlera e tij në treg sipas “Transfermarkt” është rreth 160 milionë euro.

Ylli i ri francez ka shënuar 25 gola dhe ka dhuruar 7 asistime në 29 ndeshje këtë edicion me fanellën e kampionëve të Frances.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *