Bayern Munchen mund të bëjnë një befasi në tregun e transferimeve.
Fjala bëhet për Jadon Sancho, i cili si duket i ka ditët e numëruara ne Dortmund, transmeton lajmi.net.
Sancho tash e disa kohë lidhet ngushtë me një transferim tek gjigantët anglezë, Chelsea dhe Manchester United.
Megjithatë, sipas gazetarit të “Goal.com” i cili angazhohet në Bundesliga, Ronan Murphy, Bayern Munchen po konsideron ta sjellë Sanchon në “Allianz Arena”.
Sipas Murphy, Bayerni nuk do të rrezikonte ta thyente rekordin e transferimit për të, pasi Borussia Dortmund kërkon mbi 100 milionë euro për anglezin.
Arsye për këtë është frika për lëndimet e shpeshta të Sanchos.