Xhiroja e parafundit në Superligën e Kosovës në futboll, ajo e 35-ta pritet të zhvillohet në fundjavën tjetër.
Prishtina që i duhet vetëm një pikë javën e ardhshme do të udhëtojë në Anamoravë për t’u ndeshur me Gjilanin e Ismet Munishit.
Drita, skuadra kampione në fuqi që iu kanë minimizuar gjasat për titull do të udhëtojë në “Bajram Aliu” atje ku e pret Drenica.
Ballkani që tashmë ndodhet jashtë garës për trofeun e çmuar të kampionit, do të synojë pikët e plota në shtëpi ndaj Trepçës ’89 në mënyrë që të mbetet në hap për një vend që dërgon në garat evropiane.
Arbëria dhe Llapi gjithashtu do të jenë çifti i javës së ardhshme në një takim që mund të vendoset shumëçka.
Ndërsa Feronikelin e rrezikuar e pret një takim i lehtë kundër Besës në Drenas.
Çiftet e plota të xhiros së 35-të në Superligën e Kosovës në futboll janë këto:
Gjilani – Prishtina
Ballkani – Trepça ‘89
Drenica – Drita
Arbëria – Llapi
Feronikeli – Besa.