Anthony Joshua ka zbuluar se cila ka qenë përparësia e Tyson Fury në duelin me Deontay Wilder.
Fury ka bërë një prej meçeve më të mira në karrierën e tij në mbrëmjen e 22 shkurtit, kur edhe i mori titullin e kampionit të WBC boksierit amerikan Wilder.
Britaniku dominonte Wilderin qysh nga raundi i parë, duke u treguar superiorë në atë duel.
E krejt kjo, sipas Joshua ka ardhur si pasojë e avantazhit të përgatitjes mentale të Fury.
“Ndoshta Wilder mendoi se do të ishte e lehtë, për shkak se Fury kishte një kohë jashtë ringut dhe përballej me probleme të ndryshme. Ata të dy ishin në gjendje të mirë fizike, por ndonjëherë kur je në pikën më të ulët ku ishte Fury, rruga e vetme është tatëpjetëza” ka thënë Joshua.
“Nuk mund të shkosh më poshtë se aq, kështu që ai ngriti vetën dhe ishte në pikën më të lartë atë mbrëmje, gjë që iu pagua. Mentalisht ai ishte në momentin më të mirë dhe ai vetëm bëri një paraqitje të mirë, kundër një goditësi të rrezikshëm” shtoi AJ.
Joshua do të përballet me Pulev, kurse Fury dhe Wilder do të shkojnë për trilogjinë. Pas këtyre dueleve, me gjasë do të kemi duelin për unifikimin e titujve.