Real Madridi është eliminuar nga Liga e Kampionëve në gjysmëfinale.
Mbretërit nga Madridi janë mënjanuar nga Chelsea me rezultat të përgjithshëm 3-1.
Pas ndeshjes ka folur trajneri i ‘Los Blancos’, Zinedine Zidane, i cili ka thënë se londinezët ishin superior në të dy takimet dhe e kanë merituar finalen.
“Ata ishin superiorë, e meritonin të fitonin, ishin më efektivë gjatë gjithë lojës, kishin edhe shumë shanse. Në të dy ndeshjet ata merituan kualifikimin”, tha fillimisht Zidane për RMC.
Tekniku francez pavarësisht eliminimit është shprehur krenar me lojtarët e tij.
“Nuk ka të bëjë vetëm me organizimin e ekipit. Megjithatë unë mbetem shumë krenar për lojtarët e mi”, vazhdoi ai.
Me pas Zidane foli edhe për të ardhmen e tij në ‘Santiago Bernabeu’.
“Ndeshja ime e fundit evropiane në Real? Unë nuk kam menduar për këtë, ishte zhgënjyese për të gjithë”, përfundoi francezi.
Kjo është hera e dytë radhazi që Real Madridi nuk arrinë të kualifikohet në finale të Ligës së Kampionëve.