Chelsea mposhti Realin në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Champions-it me rezultatin 2-0, duke u kualifikuar për në finalen e madhe të Stambollit, ku blutë e Londrës do të përballen më 29 maj ndaj Manchester Cityt.
Titullar në përballjen e sotme, ishte edhe Eden Hazard, ylli belg, i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e Chelseat.
Në fundin e takimit, Hazard, është parë duke buzqëshur dhe duke “festuar” me ish-shokët e tij.
Kjo sjellje e belgut, nuk iu ka pëlqyer tifozëve të Realit, teksa të shumta kanë qenë kritikat në rrjetet sociale për 30-vjeçarin.