FFK publikon zyrtarët e fundjavës, ja kush e gjykon derb

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), ka publikuar zyrtarët e ndeshjeve të javës së 22-të në IPKO Superliga e Kosovës.

Vikendi që po vjen parashikohet të jetë i “nxehtë” me plot derbi. E kryederbi i elitës sonë, luhet në Gjilan, ku takohen rivalët e vjetër, Drita dhe Prishtina, skuadra këto që synojnë titullin e kampionit këtë sezon.

Drejtësinë në këtë ndeshjes e cila do të luhet të dielën pasdite, do ta ndajë Kreshnik Vula i asistuar nga Edmond Zeqiri, Fatmir Sekiraqa dhe Selim Isufi.

Ndërkaq, lideri i tabelës, Ballkani të hënën pasdite do të luajë në kryeqytet kundër Flamurtarit, në një ndeshje tejet e rëndësishme për të dy skuadrat. Tefik Maloku do të gjykojë këtë sfidë.

Gjithsesi se edhe në takimet tjera priten sfida interesante, sepse tashmë sezoni ka hyrë na fazën më të rëndësishme të këtij kampionati.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *