Atletico Madridi është në momentet më të mira duke kryesuar tabelën e La Ligës për këtë edicion dhe është afër titullit të kampionit.
Por, atmosfera ka ndryshuar në klub pasi portieri, Jan Oblak dhe mesfushori Stefan Savic janë fotografuar duke pirë duhan dhe shisha.
Dyshja e madrilenëve duket se kanë qenë duke u argëtuar në një ahend pa maska për shkak të pandemisë me koronavirus.
Kjo situatë nuk i bën mirë as trajnerit të skuadrës, Simeones duke pasur parasysh se këtë fundjavë takohen me Barcelonën.
Ndonëse klubi ende nuk ka dalur me një komunikatë në lidhje me këtë çështje, fotografitë tashmë janë bërë virale në rrjetet sociale.