Superliga sjell dy ndeshje interesante, Drenica – Ballkani dhe Llapi – Prishtina

Dueli i parë do të zhvillohet ndërmjet Drenicës dhe Ballkanit. Në këtë duel pikët janë të domosdoshme për secilën palë, pasi që Ballkani po lufton për titull, ndërsa Drenica dëshiron të evitojë zonën e rrezikut.

Ballkani me një fitore do të ngjitej sërish në vendin e parë, ndërsa Drenica do të kalonte Feronikelin dhe Trepçën.

Në duelin e dytë, Prishtina do të udhëtojë për tu përballur me KF Llapin. Ndoshta kjo është mundësia për “hakmarrje” ndaj Llapit pasi llapjanët i eliminuan nga Kupa e Kosovës.

Llapi është në pozitën e pestë me 39 pikë, ndërsa Prishtina kërkon të mbajë gjallë luftën për titull duke mos lëshuar pikë dhe të mbajë hapin me Dritën edhe Ballkanin.

Orari i ndeshjeve:

Drenica – FC Ballkani: Ora 15:00

KF Llapi – Prishtina: Ora 15:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *