Duro ‘akuzon’ Dritën për humbjen: Përdori taktika edhe jashtë fushës

Feronikeli u mposht nga Drita me rezultat 3-1, në duelin që u zhvillua në kaudër të javës së 32-të në Superligë.

Pas ndeshjes ka folur trajneri i Niklit, Klodian Duro, i cili ka thënë se kundërshtarët e tyre përdoren taktika edhe jashtë fushës.

“Kur arbitri thotë se gaboi pa dashje, sepse edhe ai është njeri dhe mund të gaboj, atëherë jemi gjithçka në rregull. Por, në tri ndeshjet sa kam drejtuar Feronikelin, Drita ka përdorur taktikë edhe jashtë fushe dhe është e papërballueshme për ne që të luajmë kështu ndaj këtij kundërshtari. Ne do të luftojmë deri në fund, sepse Feronikeli e meriton të jetë pjesë e Superligës. E meritoi të ishte edhe pjesë e finales së Kupës”, ka thënë Duro për Art Sport.

Pas kësaj humbje Feronikeli renditet i shtati në tabelë me 35 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *