Trajneri i njohur, Jose Mourinho është bërë me punë të re.
Menjëherë pas largimit nga skuadra e Premierligës, Tottenham Hotspur, Jose ka gjetur punën e re ku do të jetë kolumnist në gazetën Sun Sport.
“Jose Mourinho i bashkohet brendit tonë të ri SunSport si kolumnist”, shkruhet në njoftimin e The Sun.
It's official!
Jose Mourinho joins SunSport as our brand new columnist https://t.co/GtZU6sleFj pic.twitter.com/TVOAfo9kEo
— The Sun Football ⚽ (@TheSunFootball) April 30, 2021
58-vjeçari u shkarkuar nga Spurs për shkak të rezultateve negative. Një arsye tjetër e shkarkimit ishte dhe ankesa që bëri për shkak të inkuadrimit të Tottenham në Superligën e Europës (që dështoi)./IndeksOnline/