Shkarkimi i Duros i kushton Feronikelit 72 mijë euro, ja detajet e kontratë

Klodian Duro ishte emëruar trajner i Feronikelit në tetor të vitit 2020.

Ai kishte nënshkruar kontratë 2 vjeçare me ish kampionin e Kosovës.

Kur kanë kaluar vetëm 6 muaj nga fillimi i bashkëpunimit, disa zyrtarë të klubit kërkojnë dorëheqjen e trajnerit shqiptar.

“Nuk e kam ndërmend të dorëzohem. Ne do të vazhdojmë dhe jam i sigurt që Feronikeli do të mbetet në Superligë” deklaroi Duro pas humbjes nga Arbëria, duke e bërë të qartë se nuk dëshiron të jap dorëheqje.

Në anën tjetër, Feronikeli e ka të qartë që shkarkimi i 43-vjeçarit do t’i kushtonte klubit afro 72 mijë euro.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur që klubi nga Drenasi, përveç pagës mujore që ofron, ka marrëveshje edhe për disa beneficione tjera.

Feronikeli ia paguan veturën luksoze me qëra përditë, poashtu edhe akomodimin në një hotel të njohur në Prishtinë.

Për këto të mira, nga buxheti i Feronikelit shpenzohen afro 6 mijë euro në muaj vetëm për Duron.

Në 26 ndeshje të zhvilluara në Superligë me këtë trajner, ‘Nikli’ ka regjistruar 7 fitore, 9 barazime dhe 10 humbje.

Pas humbjes me Arbërinë, klubi nuk e ka të sigurt qëndrimin në Superligë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *