Kosova do të ketë përballë Maqedoninë e Veriut në kuadër të play-offit për kualifikim në Euro 2020, përcjellë GazetaSport.com
Interesimi për ta parë këtë ndeshje nga shkallët e stadiumit ka qenë tejet i madh ku tashmë Federata e Futbollit të Maqedonisë ka njoftuar se janë shitur të gjitha biletat.
“Faleminderojmë të gjithë tifozët për përkrahje dhe presim me padurim atmosferën në Arenën Kombëtare “Todor Proeski””.
“Nëse nuk ka kërkesë, rekomandim apo ndalim eventual të spektatorëve nga institucionet shtetërore përkatëse përshkak të virusit ‘Corona’, atëherë takimi do të zhvillohet përpara një stadiumi të mbushur.” shkruhet në njoftim.
Kjo ndeshje do të luhet më 26 mars nga ora 20:45.