Ministri maqedonas reagon për ndeshjen ndaj Kosovës: Thotë se ndeshja duhet të luhet pa shikues

Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe ka propozuar që ndeshja ndaj Kosovës të luhet pa tifozë.

Ky mendim pritet t’i dorëzohet Federatës së Futbollit Maqedon, para se të merret vendimi final.

UEFA nuk pritet që të involvohet në këtë rast ngase vendimi final i takon shteteve dhe jo organeve të futbollit.

“Të gjitha garat sportive, duke përfshirë ndeshjen Maqedonia – Kosova, për mendimin tim duhet të luhen pa shikues. Ne do të rekomandojmë ndalesën për shikues edhe për një javë, deri më 13 mars.

Por varësisht nga situata, mund të vendosim ndryshe”, ka thënë Filipçe në një konferencë për shtyp të premten, njofton “ekipa.mk”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *