Sulmuesi anësor i Monacos, Gelson Martins, është suspenduar për gjashtë muaj pasi që e kishte shtyrë një gjyqtar në ndeshjen e Ligue 1.
Në disfatën me rezultat 3:1 kundër Nimes muajin e kaluar, Martins kishte reaguar me zemërim ndaj gjyqtarin Mikael Lesage, për shkak se ky i fundit ia kishte ndëshkuar me të kuq bashkëlojtarit Tiemoue Bakayoko, transmeton Gazeta Express.
Vetë Martins ishte ndëshkuar gjithashtu me karton të kuq në atë ndeshjes sepse e kishte shtyrë Lesagen.
Megjithatë, ai e kishte shtyrë sërish gjyqtarin e këtë herë edhe me më shumë forcë, para se lojtarët e pranishëm kishin ndërhyrë për ta ndalur futbollistin.
Gelson Martins has been banned from football for six months after doing this during a @Ligue1Conforama game… pic.twitter.com/srYoL1HaLO
— The Sportsman (@TheSportsman) March 6, 2020
Pasi që ishte ndëshkuar fillimisht nga klubi i tij për sjellje të pahijshme, tani Liga e Futbollit Profesionist e ka suspenduar atë për gjashtë muaj pasi që e ka cilësuar veprimin e Martins si brutal.