Është raportuar se 11 klube të Serisë A nënshkruan një letër ku kërkonin veprim kundër Juventusit, Milanit dhe Interit për pjesën e tyre në fiaskon e Superligës.
Superliga u shemb brenda 48 orësh, megjithëse Presidenti i Real Madrid Florentino Perez vazhdon të këmbëngulë se kontratat janë të detyrueshme.
Tani mbetet të shihet se çfarë ndëshkimi do të shqiptohet nga UEFA, por Lega Serie A duket hezituese për të ndërmarrë ndonjë veprim.
Sipas gazetës Repubblica, 11 klube të Serisë A nënshkruan një letër duke kërkuar veprime kundër tre rebelëve.
Letra bën thirrje gjithashtu për një takim urgjent të Lega Serie A për të diskutuar sanksionet e mundshme.
Klubet që nënshkruan janë Roma, Torino, Bologna, Genoa, Sampdoria, Sassuolo, Spezia, Benevento, Crotone, Parma dhe Cagliari.
Klubet që nuk po i bashkohen këtij aksioni janë Napoli, Lazio, Fiorentina, Atalanta dhe Verona.