Llapi ka prerë biletën për në finale të Kupës së Kosovës pasi e eliminoi Prishtinën në gjysmëfinale. Llapi, në finale do të përballet me skuadrën nga Liga e Parë, Dukagjinin.
Llapi kompleton finalen e Kupës së Kosovës.
Skuadra e udhëhequr nga Tahir Batatina, ka arritur që të sigurojë finalen pasi barazoi 2-2 në sfidën e kthimit në “Zahir Pajaziti”, derisa kishte fituar sfidën e parë në “Fadil Vokrri” me rezultatin 3-2.
Në finale të Kupës së Kosovës, Llapi do të ketë punë me skuadrën nga Liga e Parë, Dukagjinin.