Vinicius shpjegon pasimin e Kroos dhe dorën lart! “Isha i hutuar sepse po shikoja tjetërkund”

Vinicius Jr ende e mban mend atë natë të çmendur, pasi një gol në “El Clasico” të ndryshon shumë gjëra dhe të bën të ndihesh më i sigurtë në vetëvete.

Në intervistën e gjatë të dhënë për mediat spanjolle, ai pranoi se “të tonim ndaj Barcelonas nuk ishte e lehtë.

Ata janë ekip tepër teknik dhe i fortë, jo më kot ishin në krye deri në atë moment.

Fitorja ka vlera të shumështa. Goli im? Në fakt më dha një superpasim Kroos, por ishte në moment hezitimi.

Kjo pasi po shikoja gjithë kohës arbitrin anësor, pasi e mendoja veten në pozicion të parregullt.

Toni (Kroos) më bënte shenjë me dorë dhe aty nisa të vrapoj menjëherë.

Për fat, nuk u ngrit amuri dhe shënova”

Festimi si Ronaldo?

“Nuk e dija fare që Cristiano ishte në tribunë!

Në atë moment më erdhi natyrshëm të festoja ashtu.

Kur mbaroi ndeshja më tha presidenti se e kishte ndjekur dhe Ronaldo dhe u gëzova shumë, pasi i dhamë një kënaqësi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *