Distria Krasniqi ka fituar sot medaljen e artë në Kampionatin Evropian të xhudos që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë.
Xhudistja e Kosovës e fitoi këtë medalje pa luftë, pasi që xhudistja nga Ukraina, Daria Bilodid, nuk u paraqit fare shkaku i një lëndimi të pësuar nga lufta e mëhershme.
Distria Krasniqi medaljen e artë e fitoi në kategorinë -48 kilogramë.
Pas medaljes së fituar, trajneri i xhudos, Driton Kuka, në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook” ka shkruar:
“Kampione Evopianeeeeee…
Distria Krasniqi 48 Kg
Xhudo e Kosovës me djersë e sakrificë,na sdijmë ndryshe!
Kosova mbi të gjitha.”
Kujtojmë se për Distria Krasniqi kjo është hera e parë që shpallet kampione e Evropës.