Paris Saint Germain dhe Chelsea janë kualifikuar në gjysmëfinale të UEFA Champions League.
PSG e eliminoi Bayernin falë vlerës së golit mysafirë, pasi rezultati i përgjithshëm nga të dyja ndeshjet ishte 3-3.
Në anën tjetër, Chelsea e eliminoi në çerekfinale Porton, me rezultat të përgjithshëm 2-1.
Në gjysmëfinale, PSG e pret fituesin e ndeshjes Liverpool vs Real Madrid, derisa Chelsea do të përballet me fituesin që do të dali nga ndeshja mes Manchester City dhe Borussia Dortmund.