Meçi i tretë ndërmjet luftëtarit irlandez, Conor McGregor dhe Dustin Poirierit është anuluar.
Ka qenë irlandezi, McGregor që e ka anuluar meçin e tretë me Poirierin që ishte paraparë për t’u zhvilluar në Las Vegas me datën 10 korrik.
McGregor tha se kjo përballje nuk do të zhvillohet për shkak se ai do të luftojë me dikë tjetër pikërisht atë datë.
Kujtojmë se në meçin e fundit të zhvilluar, Dustin Poirier kishte dalë fitimtar ndaj McGregorit.