Ole Gunnar Solskajer e ka kritikuar ashpër sulmuesin e Tottenhamit Son Heung-min, duke e quajtur mashtrues për shkak të një goli të anuluar të skuadrës së tij në fitoren kundër Tottenhamit.
Unitedi e fitoi ndeshjen 3:1 ndaj skuadrës së ish-trajnerit të vet, por jo para se VAR-i t’ia shfuqizonte një gol të Edinson Cavanit për një ndërhyrjeje të palejuar të Scott McTominay ndaj Son Heung-min, transmeton GE.
Son qëndroi i shtrirë në fushë për disa minuta, pasi e mori një goditje me dorë në fytyrë nga mesfushori skocez, para se të çohej për ta vazhduar ndeshjen.
Ishte një vendim që shkaktoi polemika të mëdha, pasi shumica e analistëve të futbollit nuk arritën ta besonin që goli u anulua.
Pas ndeshjes, Solskjaer e foli për atë vendin duke thënë për Sky Sports: “Ky nuk është më futboll. Ky nuk është më futboll”.
“Ishte gabim i qartë. Goli ishte plotësisht i rregullt. Nuk duhet të mashtrohemi. Më duhet të them se, nëse biri im qëndron i shtrirë në tokë për tre minuta dhe i nevojiten 10 shokë për ta ndihmuar të ngrihet në këmbë, do ta lija pa bukë”, shtoi ai.
“Neve nuk na e hodhi, ia hodhi gjyqtarit”, nënvizoi ai.