Idrizi i lumtur pas fitores: Sot nuk morëm tre pikë por gjashtë

Skuadra mitrovicase Trepça ’89, ka arritur të triumfoi me rezultat 0:1 ndaj Arbërisë për të marrë kështu një fitore të madhe në luftë për mbijetesë.

Trajneri i “minatorëve” Shpëtim Idrizi, është parë shumë i lumtur pas takimit.

“Pas tri disfatave radhazi kjo ishte një fitore e domosdoshme nga ana ynë. Ky tre pikësh ndaj një kundërshtari direkt si Arbëria vlejnë gjashtë pikë. Ne luajmë me përgjegjësi maksimale dhe kjo falë punës së madhe që kanë bërë djemtë në këtë takim. Unë i përgëzoj ata për angazhimin e treguar, por duhet mbajtur koncentrimin, pasi që kemi edhe tetë ndeshje për t’i zhvilluar”, deklaroi Idrizi për “Art Motion”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *