Kombëtarja e Kosovës në hendboll në konkurrencën e meshkujve është gati për ndeshjen vendimtare të saj e cila siguron kualifikimin në evropian.
“Dardanët” me 28 prill ndeshën me Malin e Zi në kuadër të eliminatoreve për Euro 2022 dhe një fitore eventuale i dërgo në Europian.
Njoftimi i FFK-së
Për një festë si kjo në fotografi, po shpresojmë për mbrëmjen e 28 prillit. Më pak se tri javë kanë mbetur deri te ndeshja Kosova – Mali i Zi, e vlefshme për grupin e tetë të eliminatoreve të rregullta për “Euro 2022”. Fitorja na dërgon në Evropian dhe djemtë tanë do të lënë zemrën në fushën e lojës për të shkruar histori.
Më pas më 2 maj në Alingsas mbyllim këto eliminatore me nënkampionen në fuqi të botës, Suedinë. Suedia ka shpallur listën dhe ka ftuar 17 hendbollistë që më 31 janar siguruan vendin e dytë në botë.
FHK-ja është e mobilizuar për përgatitje shembullore të këtyre dy ndeshjeve. Selektori Bujar Qerimi pas pak ditësh do ta publikojë listën e lojtarëve të ftuar. Pra listën e atyre që me angazhim do të na bëjnë edhe njëherë krenarë.