Mason Mount prodhoi një ‘rolling’ apo kthesë të bujshme për të shënuar golin e tij të parë në Ligën e Kampionëve në karrierën e tij.
Chelsea mori një fitore të madhe 0-2 në udhëtim te Porto në ndeshjen e para çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Golat në këtë fitore të Bluve u shënuan nga Mason Mount (32’) dhe Ben Chilwell (85’).
Megjithatë, goli i mesfushorit anglez po përfolët shumë pasi Mount shënoi një gol të bukur.
Jorginho ia dha topin yllit të Anglisë, i cili me hijeshi u kthye dhe dribloi lehtë kundërshtarin para se të lëshonte një goditje të mrekullueshme në këndin e poshtëm.
Tifozët në mediat sociale nuk mund të ngopeshin nga ky gol, me disa që krahasuan lëvizjen e tij me golin ikonik të Dennis Bergkamp në Ligën Premier kundër Newcastle.
Mason Mount never worried about Chelsea’s new signings. He just upped his game?????? pic.twitter.com/ASUImpsOHC
— Sid??? (@sid_cfc4ever) April 8, 2021
“Klas i pastër nga Mount. Kthesa dhe përfundimi, ‘alla’ Bergkamp-kundër-Newcastle”, shkroi një përdorues në Twitter.
“Mason Mount. Kthim i bukur dhe përfundim”, shkroi një tjetër.
“Mason ‘Bergkamp’ Mount”, ishte një koment tjetër në Twitter.
Një përdorues tjetër pyeti: “Është Bergkamp apo Mount”. /Telegrafi/