Kevin De Bruyne lidhet edhe më shumë me Manchester City. Mesfushori belg ka nënshkruar rinovimin 2-vjeçar të kontratës aktuale, e cila do ta mbajë atë në “Etihad Stadium” deri më 30 qershor 2025. Kjo është diçka zyrtare tashmë.
Njoftimi për shtyp mbërriti të nesërmen e performancës së shkëlqyeshme në Champions nga ish-talenti i Chelsea dhe Wolfsburg. Mbrëmjen e kaluar ai dëshmoi klasin më të pastër në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve kundër Borussia Dortmund.
⚠️ DEFENDERS BEWARE ⚠️
We're thrilled to announce @DeBruyneKev has signed a contract extension until 2025! ⚡️
Tap to read the full story ⬇️
? #ManCity | https://t.co/axa0klD5re
— Manchester City (@ManCity) April 7, 2021
Pasi u bashkua me Premier League më 2015, De Bruyne u bë shpejt një gur themeli për ekipin që drejtohet tani nga Pep Guardiola. 65 gola dhe mbi 100 asiste në 255 ndeshje për rekordin e tij me “Citizens”. Titujt nga më të larmishmit.
Qëllimi i tij dhe City tani është triumfi në Champions, një trofe kaq i ëndërruar nga e gjithë bota, por asnjëherë e arritur nga “qytetarët”. Nëse e fiton kompeticionin më të rëndësishëm për klubet në Europë, do të ishte lavdia kurorëzuese e një prej mesfushorëve më të mirë të kësaj epoke.