Mbrojtësi shqiptar, Ardian Ismajli ka reaguar ashpër pas keqinterpretimit të një deklarata të lëshuar gjatë ditës së sotme nga ai.
Në disa media ishte shkruar se mbrojtësi i Spezias ka thënë se: “Të luash për Shqipërinë i përfaqëson gjithë kombin shqiptar kudo që ndodhen pasi në identifikohemi me flamurin kuq e zi, me himnin kombëtar. Ndërsa Përfaqësuesja e Kosovës i ka 6 yje që do të thotë aty mund të luajnë 6 nacionalitete që nuk kanë lidhje me shqiptarët”.
Ka qenë vetë lojtari në fjalë i cili ka reaguar përmes një postimi, teksa ka paralajmëruar edhe padi.
POSTIMI I PLOTË I ARDIAN ISMAJLIT (pa ndërhyrje):
“Te nderuar , Klan Kosova postoi nje shkrim skandaloz dhe shum te pavertet ku menjher neser me avokatet e mi do ti padis per shpifje skandaloze ndaj Meje. E verteta qendron se une gazetes Italianes i ka dhen intervist nder te tjerat kam then se Kombtarja e Shqipris i perfaqeson te gjithe Shqiptaret qe jemi ndar ne gjasht shtete jo ne gjasht Republika. Lufta speciale nga qarqet e ndryshme duke filluar nga shtypi analiste nuk ka mbaruar ende por kot e keni sepse une kam kaluar veshtersi edhe me te mdha nga kercnimet per likfidim e deri te fundosja ne karrier. Qdoher kam qen i fort i pathyeshum e ne veqanti nga nata e sontme fortsia ime ka arrit majet.Ju qe jeni te paguar te luftoni te perpiqeni ne mnyrat me te ulta njerzore kot e keni vetem se me dhimseni se ju vetveten jeni duke e fundos”.