Kylian Mbappe me një het-trik mbresëlënës i ndihmoi Paris Saint-Germainit ta mundë 5:1 Lyonin, për ta siguruar një vend në finale të Kupës së Francës.
Mbappe ishte ylli i mbrëmjes në Parc Olympique Lyonnais, duke i shënuar tri gola, me Neymarin dhe Pablo Sarabian që i shënuan dy golat tjerë për ta shkatërruar Lyonin, i cili kishte kaluar në epërsi përmes Terrier, raporton Gazeta Express
Sulmuesi francez mahniti te goli i tij i dytë në këtë takim, duke e vjedhur një top në pjesën e fushës së skuadrës së tij, nga ku vrapo 75 metra me të në këmbë duke i dribluar mbrojtësit e Lyonit para se të shënonte me gjakftohtësi.
Takimi gjysmëfinal u duk shumë i baraspeshuar deri në minutën e 60-të, kur Lyon mbeti me një lojtar më pak pas përjashtimit nga loja të Marcal me kartonin e dytë të verdhë.
Nga ky moment, PSG-ja i shënoi edhe katër gola të tjerë për ta siguruar një vend në finale.
Skuadra e Thomas Tuchel mbetet në garë për tripletë këtë sezon, pasi është në rrugë të mirë ta fitojë përsëri Ligë 1 dhe ende është në garë për titull në Ligën e Kampionëve.
Kylian Mbappé just scored this goal. There have been a growing number of football fans fallaciously claiming that Mbappé is “just a goalscorer”. He is one of Europe's best providers and goalscorers whilst possessing immense dribbling prowess.pic.twitter.com/Ez3CTqHT8w
— UtdArena. (@utdarena) March 4, 2020