Ballkani i Ismet Munishit i ka dhënë leksion skuadrës së Dritës në ndeshjen e xhiros së 21-të në Superligën e Kosovës në futboll, raporton Zëri.info.
Ballkani fitoi me rezultat 2:0, e “dridhi” plot tri herë shtyllën e kundërshtarit derisa tifozët e shumtë të mbledhur në tribuna e panë edhe një shtyllë të Dritës në një ndeshje të çmendur me shumë aksione dhe lojë të bukur.
Spektakli nuk mungoi as jashtë vijave të fushës.
“Timonieri” i Ballkanit, Ismet Munishi në këtë ndeshje ishte shumë i qetë derisa në një moment iu drejtua gjyqtarit të katërt Arben Halilaj me fjalët: “O Arben, a po e sheh se kam mbet më i urti…”, tha Munishi.
Golat për Ballkanin në këtë ndeshje u shënuan nga Blendi Baftiu dhe Evin Kuç.
Pas kësaj fitore, Ballkani vazhdon të mbetet lidere në elitë me 44 pikë apo tri më shumë se Gjilani i dyti, ndërsa Drita renditet e treta me 40 pikë.
— Magazina Sportive (@KosovoMagazine) March 4, 2020