Mesfushori i Fulham mund të luajë për Kombëtaren e Kosovës

Adrion Pajaziti ka firmosur kontratë të re me klubin e Fulhamit.

Pajaziti tani do të luaj për U23-shat e klubit të njohur të Premierligës.

Mesfushori ka bërë 9 paraqitje këtë sezon dhe ka shënuar 3 gola dhe ka dhuruar 2 asistime.

Drejtori i grupmoshave të reja, Huw Jennings ka thurur lavde për 18-vjeçarin, teksa nuk e ka hedhur poshtë mundësinë të luajë për Kosovën ose Shqipërinë.

“Adrioni ka aftësi të shkëlqyera krijuese dhe po zhvillohet si një mesfushor i gjithanshëm. Prindërit e tij erdhën në Mbretërinë e Bashkuar pas luftës në Kosovë. Ai ka të drejtë të luajë për Shqipërinë, Kosovën dhe Anglinë”, ka thënë Jennings.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *