Amir Rrahmani pritet të jetë titullar ndaj Juventusit

Qendërmbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani pritet të jetë titullar te Napoli kundër Juventusit, kanë raportuar të martën mediumet italiane. Mësohet se trajneri i Napolit, Gennaro Gattuso ka marrë vendim që Rrahmani të jetë startues përkrah senegalezit Kalidou Koulibaly në duelin e rëndësishëm kundër Juventusit.

Përballja mes Juventusit dhe Napolit, zhvillohet të mërkurën në Torino prej orës 18:45 dhe është ndeshje e mbetur e xhiros së tretë në Serie A. Rrahmani është rikuperuar plotësisht nga lëndimi, i cili e mbajti jashtë fushës në tri ndeshjet e fundit të Napolit. “Trajneri i Napolit, Gattuso ka vendosur të luajë me Koulibalyn dhe Rrahmanin në qendër të mbrojtjes kundër Juventusit.

Ai preferon Rrahmanin para Manolasit e Maksimoviqit pasi mbrojtësi kosovar ka lënë prapa lëndimin dhe është i gatshëm për lojë”, kanë shkruajtur mediumet italiane. Për Rrahmanin, kjo do të jetë paraqitja e parë pas një muaji te Napoli. Ndeshjen e fundit, Rrahmani e luajti më 7 mars ndaj Bolognas. 27-vjeçari iu bashkua Napolit para fillimit të këtij edicioni dhe deri më tani, ka 13 ndeshje në të gjitha garat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *