Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi ka “shpërthyer” ndaj trajnerit Challandes.
Munishi thotë se janë shkelur të drejtat drastike të futbollistëve dhe tashmë po bëhen filma nga zvicerani, siç i thotë ai trajnerit Challandes.
“I kom kritiku legjendat, për këta të sotit nuk ni hiç. Janë shkelur të drejtat drastike të futbollistëve, a din në çfare gjendje duhet me qenë Leart Paqarada me shkru atë deklaratë, e çfarë gjendje është Mirlind Dakut? Deklarata e Dakut ka qenë shumë profesionale, por me të thënë të drejtën – një futbollist m’i shënu 26 gola dhe mos me u ftu dhe me u ftu aty që disa për sy të ballit nuk mujnë me lujtë në Superligën e Kosovës është tmerr. Atij zviceranit duhet m’i dhimt kryt që vjen na bën filma, edhe atyre që e mbrojnë këtë zviceranin”, tha Ismet Munishi në ATV.