Superliga e Kosovës në futboll sot solli dy duele interesante në kuadër të xhiros së 27-të.
Feronikeli e priti Llapin në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, ku e mposhti këtë të fundit me rezultat 4:0.
Dy golat e parë për Feronikelin i gjeti mesfushori malazez, Marko Milickovic, kurse për 3:0 shënoi maqedonasi Bojku.
Kurse, golin e katërt dhe të fitores skuadra nga Drenasi e shënoi në minutën e fundit (90+3)
Llapi faktikisht ka regjistruar një formë relativisht të mire në ndeshjet e fundit, teksa me këtë humbje bien në vendin e gjashtë me 33 pikë, ndërsa Feronikeli ngjitet në pozitën e peste me 34 pikë.