Ndeshja e basketbollit në SHBA mes UCLA dhe Gonzaga ka rezultuar në një dramë të vërtetë. Të dyja skuadrat ishin duke luftuar deri në frymën e fundit dhe rezultati ishte 88-90 për Gonzagan. UCLA arrin te barazojë me një 2 pikësh, duke e çuar rezultuar në barazim të plotë, teksa nuk kishte asnjë mundësi për një tjetër aksion pasi koha ishte thuajse e mbyllur.
Ndeshja ishte duke shkuar drejt kohës shtesë, pasi në basketboll nuk lejohen barazimet. Por nuk ndodhi kështu. Në sekondën e fundit, Jalen Suggs bën të pamundurën, dukë shënuar një tri pikësh nga mesi i fushës. Komentatorët dhe e gjithë salla shpërthyen në festë nga kjo super arritje. Menjëherë sa po u shënua tripikëshi, arbitri akordoi përfundimin e sfidës dhe Gonzaga u kualifikua në gjysmëfinale të play-offit.
JALEN SUGGS. UNBELIEVABLE! ??@ZagMBB #FinalFour pic.twitter.com/QeEAjENYmG
— NCAA March Madness (@marchmadness) April 4, 2021