Pas fitores ndaj Arbërisë, Nuhiu: Duam ta fitojmë përsëri titullin për këtë arsye

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, ka thënë se e duan përsëri titullin e kampionit.

Kampionia në fuqi, Drita, shënoi fitore në udhëtim te Arbëria me rezultatin 1-3 në kuadër të javës së 27-të në Superligën e Kosovës.

“Dy barazimet paraprake kanë qenë pak psikologjike, mirëpo djemtë treguan karakter duke marrë këtë fitore të rëndësishme. Ne kryem detyrën tonë dhe me shumë qetësi do ta shikojmë ndeshjen nesër” – tha Nuhiu për “Art Sport”, duke iu referuar ndeshjes së nesërme që zhvillohet mes Ballkanit dhe Prishtinës.

“Ka edhe shumë ndeshje deri në fund dhe të shikojmë. Janë edhe tetë finale dhe ne duam të shpallemi kampion përsëri për të treguar se vitin e kaluar nuk e kemi fituar rastesishëm. Por, kemi edhe dy kundërshtarë shumë të vështirë që gjithashtu duan titullin” – tha mes tjerash trajneri shkupian i Dritës.

Ndryshe, Drita tani ka 58 pikë dhe renditet e para në tabelë, me tre pikë më shumë se Ballkani që ndeshjen e kësaj jave e luan nesër (e diel) ndaj Prishtinës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *