Elita e futbolli kosovar rikthehet sot me xhiron e 27-të, ku në program janë dy ndeshje mjaftë interesante.
Superliga pushoi dy javë për shkak të ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës.
Drenica e Trepçën’89 ndeshen në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj kurse Drita do të jetë mysafire e Arbërisë në stadiumin “Zahir Pajaziti”.
Të dy ndeshjet do luhen prej orës 15:00.
Drita kërkon pikët e plota që ta mbajë hapin me rivalët për titull.
Kampioni në fuqi gjendet në pozitë të dytë me 55 pikë në tabelë, por me pikë të barabarta me Ballkanin që është lider, kurse Arbëria ka 27 pikë në vendin e tetë në tabelë.
Ndeshje e fortë pritet të jetë edhe në Skenderaj, ku Drenica kërkon pikët e shpresës se trajnerin e Samir Sermanxhaj, përballë Trepçës ’89 që është në krizë të rezultateve.
Drenica mban pozitën e nëntë në tabelë me 27 pikë, kurse mitrovicasit kanë 32 pikë në pozitën e gjashtë.