Liverpooli ka vendosur për të ardhmen e futbollistit shqiptar me pasaportë zvicerane, Xherdan Shaqirit.
Gazeta e njohur “The Sun” ka shkruar se Shaqiri do të jetë në mesin e disa futbollistëve që Liverpooli do ti shesë gjatë afatit kalimtar të verës.
Bëhet e ditur se te Liverpooli kanë vendosur që ta nxjerrin Shaqirin në shitje këtë verë dhe për kartonin e tij, po shpresojnë të marrin një ofertë deri në 15 milionë euro.
Mesfushori i Kombëtares së Zvicrës këtë edicion ka shënuar një gol dhe ka bërë katër asistime në 19 paraqitje për Liverpoolin në të gjitha garat. Ai është pjesë e Liverpoolit prej vitit 2018 kurse me kampionin e Anglisë, ka kontratë deri në vitin 2023.