Werder Bremen ka pësuar goditjen e radhës në një ndër sezonet më të dobët në histori që po kalon.
Skuadra e Kohfeldt është eliminuar nga çerekfinalja e Kupës së Gjermanisë, pasi u mposht 2:0 nga Eintracht Frankfurt.
Andre Silva (45+6’) dhe Kamada (60’) realizuan në këtë sfidë.
Milot Rashica luajti për 90 minuta, por e kishte vështirë të linte shenjë pas formës së dobët që po kalon ekipi i tij.
Ndryshe, Frankfurt kalon në gjysmëfinale pas këtij triumfi.