Në “Selman Stermasi” po luhet ndeshja mes Partizanit dhe Teutës, ndërsa episodi skandaloz ka ndodhur në minutën e 9-të, teksa Todorovski, pasi Brown tentoi portën durrsake dhe ishte Frashëri që e priti për mrekulli (duke e dërguar goditje nga këndi), iu kthye kritikave të këtij të fundit.
Frashëri humbi toruan dhe madje e kapi nga fyti mbrojtësin dhe u desh ndërhyrja e Arapit për të ndarë sherrin.
Por, ajo që ndodhi me arbitrin ishte edhe më absurdja: Hamiti qëndroi duke bërë “sehir”, teksa rregullorja e thotë qartë që edhe kur kapen me duar dy futbollistë të së njëjtës skuadër, duhet nxjerrë si kartoni i verdhë, ashtu edhe i kuq!