Hile, hile, hile: Maqedonia i mposhti gjermanët edhe pse referi ishte skandaloz ndaj tyre (Video)

Maqedonia e Veriut mbrëmë shkaktoi tronditje në futbollin ndërkombëtar duke e mposhtur në shtëpi Gjermaninë. Por, në fakt gjërat kanë qenë edhe më mirë se sa që mund të duket.

Goran Pandev dhe Eljif Elmas shënuan golat për Maqedoninë e Veriut, derisa në anën tjetër të vetmin gol për gjermanët e shënoi Ilkay Gundogan nga penaltia.

Por, rezultati real i këtij takimi nëse gjyqtarët do të referonin drejt do të ishte 0-3 për Maqedoninë e Veriut.

Nga pamjet duket qartë se penaltia e nxjerrë nga Leroy Sane nuk ekzistonte fare, dhe se Ezgjan Alioski as që e kishte prekur futbollistin e Bayernit. Pra, një simulim i qartë për të cilin Sane është dashur të marrë edhe karton të verdhë, shkruan Periskopi.

Në anën tjetër, siç e tregojnë edhe pamjet më poshtë, Emre Can i Gjermanisë prek topin qartë me dorë në zonë të rreptësisë – dhe besojeni ose jo, nuk ka penallti për Maqedoninë e Veriut. Për më tepër, pas protestave gjyqtari vendosi t’i ndante edhe karton të verdhë njërit prej këtyre lojtarëve.

Pra, një gol potencial i mohuar për Maqedoninë përmes mohimit të një penaltie të pastër.

Dhe një gol i dhënë për Gjermaninë përmes dhurimit të një penaltie që qartë nuk ekzistonte.

E megjithatë, përkundër hileve të qarta që iu bënë, Maqedonia e Veriut ia doli të korrte fitore shumë të vlefshme dhe tashmë ka po aq pikë në po aq ndeshje sa Gjermania e trajnerit Joachim Loew.

Shihni videon e mëposhtme për të parë të gjitha rastet e ndeshjes:

https://youtu.be/yOVSgzp4O9s

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *