Teste të reja në Spanjë për lojtarët e Kosovës, të gjithë negativë

Futbollistët e Kosovës kanë kryer teste të reja në Sevilla të Spanjës.

Këto teste janë të nevojshme për ta për udhëtime pas ndeshjes, pasi ato për ndeshje janë kryer në Prishtinë.

Gjithsesi edhe në testet e dyta të gjithë kanë rezultuar negativë.

Mediat spanjolle kishin raportuar se Celina e Berisha janë me Covid-19.

Por foto e kryetarit të FFK-së, Agim Ademi me dy mesfushorët i demanton të gjitha këto lajme.

Futbollistët janë mirë dhe të gatshëm për duelin ndaj Spanjës që zhvillohet sonte nga ora 20:45.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *