Suedia ka mposhtur Përfaqësueses e Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrrin” me rezultatin 0:3, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
Pas ndeshjes kapiteni Samir Ujkani, për mikrofonin e SuperSport Kosova deklaroi gjyqtari i ndeshjes ishte skandal.
“E humbën këtë ndeshje shumë në mënyrë të çuditshëm, besoj që referi ke skandal duhet me thanë realitetin, kemi pasur raste. Po për atë arsye po them nuk kam qef me fol për refera, por sot duhet me thanë diçka se sot nuk e ka respektuar Kosovën dhe neve, në rregull unë gabova në golin e parë, ne kishim raste por nuk i shfrytëzuam. Ne shkojmë atje si gjithnjë atje me dhanë maksimumin”, përfundoi ai, transmeton Insporti.com.
Golat për Suedinë i shënuan Ludwig Augustinsson, Alexander Isak dhe Sebastin Larsson.
Me këtë humbje Kosova e nis këtë cikël dhe renditet në pozitën e fundit të grupit B.
Në vendin e parë renditet Suedia me gjashtë pikë, ndërsa në të dytën Spanja me katër pikë.
Kosova më 31 mars do të zhvillojë ndeshjen e ardhshme kundër Spanjës në Sevilla.